KE jep OK për çeljen e negociatave, por vulën e vënë vendet anëtare të BE

Tuesday, 17 Prill 2018 17:24

Kryeministri Edi Rama doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku foli me plotë entuziazëm për dhënien e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Por, duket se historia po përsëritet, siç ndodhi në vitin 2016, ku edhe pse Këshilli i Evropës rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë, ishin vendet anëtare, të cilin nuk ranë në një mendje për këtë vendim. Edhe atëherë, Rama doli i entuziazmuar për rekomandimin e KE, por nga ana tjetër, sapo doli vendimi i vendeve anëtare, ai u justifikua me problemet që BE kishte në konceptimin e ekzistencës së saj.

 

Në fakt edhe atëherë asgjë nuk kishte të bënte me pretendimet e Ramës, por se ishte vetëm një vendim që kishte në thelb keqqeverisjen e tij. E njëjtë gjë mund të ndodhë edhe më këtë rekomandim që KE dha sot për Shqipërinë, dhe sinjalet e para i dha Presidente i Francës, Emmanuel Macron.

 

“Nuk dëshiroj që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por nuk dua një Europë që Funksionon me vështirësi me 28 vende dhe që së shpejti do të mbese me 27, të vendos nëse ne mund të vazhdojë zgjerimin në mënyrë që të bëhemi 30 ose 32 vende që do të kemi të njëjtat rregulla”, -tha Macron në një replikë me kreun e Komisionit Europian Juncker.

Kështu, edhe nëse vendet anëtare të BE do vendosin për të mos çelur negociatat me Shqipërinë, faji do të jetë vetëm i Edi Ramës. I cili për gati 5 vjet në drejtim të Shqipërisë, e vuri në vendin numër 1 të kultivimit të kanabisit, si dhe në vend transit të drogave të forta.

 

Po ashtu, Rama është një nga kryeministrat që vuri në funksion PPP, partneritet publik-privat, ku shumica e koncesioneve të dhëna, janë kryekëput korruptive. Që negociatat të hapen zyrtarisht duhet që votimi të jetë unanim dhe asnjë prej vendeve anëtare të BE-së të mos dalë kundër rekomandimit të Komisionit në Këshillin e Europës.

Deri më tani Berlini dhe Parisi kanë përcjellë sinjale skeptike, por nuk përjashtohet edhe ndonjë vendim surprizë që mund të mbërrijë nga Athina.

/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 19:13
Login to post comments