Revista “Forbes” godet Edi Ramën: Qeverinë e tij e kontrollon George Soros

Tuesday, 17 Prill 2018 17:55

Revista “Forbes” i ka kushtuar një artikull të gjatë kryeministrit Edi Rama, që nga rruga që ka bërë ai për të ardhur në krye të qeverisë shqiptare dhe deri mënyra kur ai të largohet nga drejtimi i qeverisë.

Në këtë shkrim, ndër të tjera gazetarja ka përmendur edhe seancën e tensionuar të ditës së enjte, ku opozita protestoi për 11 kuksianët që ndodhën në burg.

 

Gazetarja Shellie Karabell, ka bërë një udhëtim të shkurtër në Tiranë, dhe ka pyetur shoferët e taksive lidhur me qeverinë e Edi Ramës, një praktikë kjo e ndjekur edhe nga kryeministri kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës, pasi sipas tij, taksistët thonë gjithnjë të vërtetën.

Ajo ka marrë përgjigje të pothuajse të njëjtë nga të gjithë dhe katër ishin shqetësimet kryesore të tyre: korrupsioni në politikë është tepër i lartë, paguajmë shumë taksa, infrastruktura është e degraduar, dhe George Soros është faktikisht në pushtet sepse është ai që paguan për gjithçka.

 

“Por pavarësisht vizionit të tij dhe punës së palodhur, Rama nuk është i përkrahur nga të gjithë në vendin me tre milionë banorë. Bëra një test me shoferët e taksive dhe tregtarët në kryeqytet, duke i pyetur për përshtypjet e tyre lidhur me gjendjen e Shqipërisë sot, dhanë pak a shumë të njëjtat përgjigje edhe pse ishin njerëz të zgjedhur rastësisht” korrupsioni në politikë është tepër i lartë, paguajmë shumë taksa, infrastruktura është e degraduar, dhe George Soros është faktikisht në pushtet sepse është ai që paguan për gjithçka.”, shkruan ndër të tjera gazetarja e “Forbes”.

 

Në fakt lidhjet e Edi Rama me multimilardierin amerikan Geroge Soros janë të hershme, që kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe deri kur u vu në krye të qeverisë shqiptare në vitin 2013.

Po ashtu, Soros fshihet pas projekteve ogurzeze të Edi Ramës, ku më madhori është ai i Reformës në Drejtësi, ku ekspertët që kanë punuar për këtë reformë janë paguar nga biznesmeni amerikan.

Duke folur për seancën e ditës së enjte, ajo thotë se Rama u qëllua me vezë dhe me miell.

 

“Rama e ndjeu mbi lëkurën e tij këtë zemëratë në parlamentin shqiptar. Për shembull, në mes të prillit, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë e goditën me miell, ujë dhe vezë kryeministrin, duke protestuar për burgosjen e disa protestuesve anti-qeveritarë këtë pranverë. shtatëlartësia e Ramës e bëri këtë të fundit një objektiv të lehtë për t’u qëlluar. (Deputetët që qëlluan me miell u përjashtuan gjashtë ditë, dhe agjenda e Ramës u miratua me votë në parlament po atë ditë). Rama thotë se politika shqiptare është “e papërpunuar”.”, shkruan Fobes.

/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...