‘Më ke lodhur’/ Sherri Merkel-Macron, asgjë për Shqipërinë

Hënë, 25 November 2019 09:07

Një intervistë e presidentit francez, Emmanuel Macron, ku ai deklaroi se NATO është në vdekje klinike, ka shtuar akoma më shumë tensionet mes Gjermanisë dhe Francës.

E përditshmja amerikane, Nju Jork Tajms ka publikuar detaje nga përplasja mes Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Shkrimi i Nju Jork Tajms ka bërë xhiron e rrjetit.

Aty përmenden detaje nga sherri në darkën e mbajtur për të festuar 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Gazeta shkruan se shkak për përplasjen kanë qenë komentet e Macron për NATO-n, por edhe për faktin se ai ishte udhëheqësi i vetëm që i vuri veton nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, edhe pse ky vend kishte plotësuar gjitha kushtet, përfshi ndryshimin e emrit. Gazeta nuk e përmend askund Shqipërinë.

“E kuptoj dëshirën tënde për politika përçarëse,” iu drejtua kancelarja, presidentit francez.

“Jam lodhur duke mbledhë pjesët. Vazhdimisht më duhet të ngjis copat që ke thyer ti, në mënyrë që të ulemi dhe të pimë një filxhan çaj së bashku,” i tha Merkel.

Por Macron iu përgjigj se nuk mund të shkonte në samitin e NATO-s në Londër në fillim të dhjetorit, duke pretenduar se SHBA dhe Turqia kanë vepruar në interes kolektiv në Siri.

“Nuk mund të ulem atje dhe të veproj sikur nuk ka ndodhur asgjë,” tha Macron.

Gazeta thotë se marrëdhëniet mes Francës dhe Gjermanisë janë në pikën më të ulët prej kohësh.

Modifikuar më Hënë, 25 November 2019 09:08
Login to post comments