Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të emërojë sot emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK. Përmes një njoftimi bërë publik javën e kaluar KLP tha se me emërimin e prokurorëve do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë struktura të specializuara për hetimin e korrupsionit dhe ligji parashikon se BKH-ja do të jetë në varësi të SPAK-ut, por gjithashtu edhe një njësi që kryen hetime të pavarura.
LISTA E ANETAREVE TE SPAK
Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda