Një tub që përshkon nëpër mendjet e të gjithëve njerëzve dhe i furnizon me të njëjtën lëndë tregohet në një pikturë domethënëse të publikuar sot nga Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD, për të ilustruar idenë e tij për "të komanduarit".
Në një shënim në Fb, Malltezi komenton mbi të: “Të pavarurit” e Soros-Ramës. Në dukje lejohen të luhaten nga “vija e partisë”, por luhatja është e komanduar. Biles edhe shpejtësia e luhatjes është e komanduar.
Edhe TV në dukje të ndryshme, por natyrisht të komanduara nga Soros - Rama. Por e bukura është kur dalin edhe disa ambasadorë të telekomanduar nga Rama - Soros. Dhe në dukje ka lëvizje, por lëvizje të komanduar “të pavarurish”.