Paketa anti-KÇK/ Ironia e ekspertit të ekonomisë: Fiks si aksioni hashashit, i cili niste kur mbaronin korrjet

Hënë, 25 November 2019 09:40

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ditën e hënë do të publikojë dhe paketën anti-KÇK (paketë e cila do të luftojë sipas kreut të qeverisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar), deklaratë e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Komenti më pikant ka qenë ai i ekspertit të ekonomisë, Pano Soko, i cili këtë nismë të Ramës e krahason me atë të luftës kundër hashashit, e cila niste në momentin që kishin mbaruar korrjet.

Në një postimin në Facebook, Pano ka listuar të gjitha dëmet ekonomike që kryeministri Rama i ka bërë ekonomisë shqiptare falë ‘kryeveprave’ të tij të konçensioneve dhe PPV-e.

Ja postimi i Sokos:

Kryeministri nesër do t’i shpalli luftë KÇK-së.

Pasi ka dhënë:

Konçesioni i check-up – 90 milionë USD

Sterilizimi – 160 milionë USD

Dializa – 70 milion USD

Shërbimi laboratorik – 90 milion USD

Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD

Inceneratori i Fierit – 40 milion USD

Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD

Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD

Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD

Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD

Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD

Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD

Rruga e Arbërit – 400 milion USD

__________________

2.2 miliardë USD

Dhe ka llogaritur të japë edhe:

Spitali i Fierit – 90 milion USD

Rruga Thumanë-Vorë – 340 milion USD

Rruga Kashar-Rrogozhinë – 410 milion USD

__________________

840 milion USD

Totali 3.05 miliardë USD

Pas gjithë këtyre, ka vendosur t’i hapë luftë “kap ça të kapësh”.

Fiks si atëherë që sapo mbaronte periudha e korrjes së hashashit, fillonte lufta për shkatërrimin e parcelave të hashashit.

Dmth tallje jastiku me stekë në majë i thonë kësaj.

Login to post comments