Paketa Anti-KÇK krijon një polici dhe hetuesi private të Ramës

Hënë, 25 November 2019 11:17

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer debatet për dublimin e strukturave shtetërore me paketën anti-KÇK, njësoj siç ndodhi pesë vjet më parë kur tentativa e tij për të vendosur Byronë Kombëtare të Hetimit nën kontrollin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Por e ashtuquajtura Paketa Speciale Anti-KÇK krijon praktikisht një polici dhe hetuesi personale të kryeministrit, shkruan portali Exit.al, që ka parë dhe analizuar një draft të paketës ligjore dhe ka krijuar shqetësime serioze në lidhje me këtë paketë.

Kryeministri e ka propaganduar këtë paketë si një hap të rëndësishmë në “luftën kundër terrorizmit, mafies e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”.

 

Por, në realitet duket se paketa ka synimin t’i japë një njesie speciale pranë Kryeministrit, jashtë sistemit të drejtësisë dhe krejtësisht të pambikëqyrur, kompetencat e një policie sekrete dhe shërbimi inteligjence—pushtet që do të krijojë hapësirë të jashtëzakonshme për abuzimin dhe përdorimin e saj politik.

Mbi të gjitha, strukturat dhe procedurat e reja që synon të krijojë kjo paketë dublojnë dhe marrin kompetencat që i janë dhënë prokurorisë antikorrupsion dhe antikrim SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Jo rastësisht në paketë thuajse nuk ka asnjë referencë ndaj SPAK-ut dhe BKH-së.

Paketa është hartuar në mënyrë jo transparente dhe nuk është e qartë se kush është përfshirë në krijimin e saj. Sipas, gazetës shqiptarja.com, qeveria shqiptare ka punësuar ekspertë izraelitë për hartimin e kësja pakete, por shkrimi nuk bën të ditur se kush janë këta ekspertë; si janë rektutuar ata dhe kush i ka paguar.

Çfarë është paketa KÇK

Paketa krijon një njësi hetimi nën Policinë e Shtetit, nën varësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, e cila do të ndahet në dy drejtori: Drejtoria e Antiterrorit dhe Drejtoria e Krimit të Organizuar. Ato do të vendosën në një ndertesë speciale. Kjo njesi do të ketë ketë 12 drejtori rajonale të vendosura në 12 drejtoritë rajonale të policisë.

 

© SYRI.net

Login to post comments