Rama si prestigjiator cirku

Hënë, 25 November 2019 11:47

Ashtu siç e kishte paralajmëruar Rama prezantoi sot të ashtuquajturën “Paketë Speciale AntiKÇK”. Ky ka qenë viti më i vështirë i qeverisjes sonë, pranoi Rama. Shqipëria nuk arriti të çelë negociatat me BE. Ne themel të asaj përpjekje ka qenë frika, frika nga drejtësia. Frika nga drejtësia e lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave që dihet se vjen një proces ballafaqimi mes vendit kandidat dhe negociatave.  Gjithë reforma në drejtësi, gjithë bagazhi ligjor i krijuar në këto vitet e fundit korrespondon me kapacitetet e sistemit të drejtësisë, për të gjykuar pavarësisht statusit social, apo influencës apo forcës të individëve të caktuar. Adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta, kjo ka qenë në themel të gjithë asaj përpjekje që kulmoi me një situatë absurde dhe sureale në procesin zgjedhor.  Nga ana jonë ne i bëmë të gjitha përpjekjet me një mundim të posaçëm për të komunikuar dhe balancuar të gjithë efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarësh në vendin tonë. Duke filluar me një vend që është kyç në vendimmarrje, që është Gjermania, na ishte krijuar një barrierë domethënëse me partinë Kristian-Demokrate që është partia kryesore e koalicionit”.

E gjithë kjo propagandë, nuk ka asgjë të vërtetë. Mjafton vetëm reagimet në facebook qe i vinin ne kohe reale nga ndjekësit e tij ne Facebook. “Njerëzit po vdesin për bukë, në spital të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekë, prisnim shumë, por edhe ju si gjithë të tjerët”, për të kuptuar se sa larg jetës reale të vështirë që bëjnë njerëzit është Rama. E gjithë kjo e ashtuquajtur “paketë” kundër korrupsionit është një flluskë sapuni, një dublim i pushtetit, i gjykatave, i drejtësisë, një strukturë paralele. Krimi, korrupsioni, KCK ndodh në strukturat e larta të pushtetit, ndodh me ata persona që vetë Rama apo njerëzit e tij i kanë vënë në ato poste. Pra janë vetë socialistët, rilindësit ata që po e shkatërrojnë shtetit dhe e kanë zhytur popullin në mjerim. Ky kryeministër pretendon drejtësi, po drejtësinë e ka kapur vetë, thuajse çdo qelizë, ai pretendo mirëqenie, por njerëzit janë zhytur edhe më keq në varfëri e mjerim, pretendon rritje ekonomike, por rritje ka pasur vetëm ai, familja dhe njerëzit e tij që e mbështesin, pretendon siguri, po krimi e pasiguria vrasin çdo ditë.

Këto paketa janë sa për t’i hedhur hi syve perëndimit e njerëzve që e ndjekim dhe e besojnë. Vendi po zhytet keq e më keq dhe e vetmja shpresë, është largimi i tij, një orë e më parë.

Login to post comments