Rama, nga 3000 euro, tek Sarajet e Surrelit

Hënë, 25 November 2019 11:48

Kryeministri Edi Rama komentoi disa pyetje të ardhura nga rrjetet sociale në konferencën e dyvjetorit të mandatit të dytë qeverisës.

Një komentues përmendi “vilën në Surrel” dhe kreu i qeverisë u përgjigj kështu: “Vila ime në Surrel, në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptarëve, është një banesë më shumë dhe kaq”.

“Për të gjithë ata që kanë hedhur pa fund baltë lidhur me këtë, them se shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me çdo faturë dhe do të isha shumë i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmës politike do të binim dakord që të bënim një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat dhe sa korrespondojnë të ardhurat me produktin”, shtoi Rama.

 

Sa i përket një pyetje për udhëtimet me biznes-klas në avion, Rama tha se qeveria e tij e ka ndaluar që dikush të udhëtojë me atë klas, por ai vetë ka nevojë pasi e ka problem udhëtimin e gjatë sepse është dy metra dhe ka shqetësime në shtyllën kurrizore. Ai shtoi se problemet e tij me shtyllën kurrizore tashmë dihen dhe janë bërë pjesë e debatit.

Prej ditësh flitet në media se Edi Rama ka probleme shëndetësore. Por ndryshe nga sa ndodh në Serbi, ku problemet shëndetësore të kreut të shtetit, mësohen nga të gjithë, në Shqipëri nuk ka detaje për shqetësimet e kryeministrit.

Modifikuar më Hënë, 25 November 2019 11:59
Login to post comments