Paketa 'KÇK' e Ramës, Duka: Këta zyrtarë të lartë nuk i luftojnë partnerët e tyre të botës së krimit

Hënë, 25 November 2019 15:48

Kreu i PAA Agron Duka ka reaguar pas monologut të kreut të qeverisë gjatë ditës sotme ku tha se po prezantonte një paketë anti KÇK.

Duka në një shenim në facebok kujton deklaratën e kreut të antimafias italiane që thoshtë pak ditë më parë se mafiozët janë të lidhur me politikën.

 “A mund të luftojnë këta politikanë dhe zyrtarë të lartë të përmendur nga zoti de Raho, partnerët e tyre të botës së krimit?”, shkuna Duka.

Ja postimi i tij i plotë:

Në këtë spektakël, të paguar nga taksat e qytetarëve, foli sikur të ishte kandidat për kryeministër, dhe jo kryeministri i një vendi që prej ditës në të cilën ai po qeveris, njihet për më shumë korrupsion, më shumë krim të organizuar më shumë trafik ndërkombëtar droge.

‘Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës dhe interesat e tyre po administrohen nga zyrtarë të nivelit të lartë’, - deklaronte pak ditë më parë Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero de Raho.

Kjo është një e vërtetë e pamohueshme e cila dëshmon se ‘aleanca e qelbësirave’ është e ndërvarur, ka lidhje simbiotike. As krimi nuk mund të bëhej kaq i fuqishëm pa mbrojtjen politike, as kapja e shteti nga një parti nuk mund të bëhej kaq e thellë pa mbështetjen e krimit në fushatat zgjedhore.

Pyetja që shtrohet është: A mund të luftojnë këta politikanë dhe zyrtarë të lartë të përmendur nga zoti de Raho, partnerët e tyre të botës së krimit?

Përgjigja është e thjeshtë, JO!

Kjo do të jetë detyra e SPAK-ut, të sapo ngritur, dhe jo e atyre që e vonuan ardhjen e kësaj dite të rëndësishme për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit. Fundi i pandëshkueshmërisë kalon përmes kësaj strukture dhe jo nga recitimet e një individi që ka marrë përsipër më shumë role se dikur Bes Kallaku, nga prokurori te humoristi, nga gjykatësi tek artisti, nga politikani te gangsteri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...