Propaganda e Veliajt një neveri, vaki me kamera

Hënë, 02 December 2019 11:18

Makina e propagandës Kryetarit të Bashkisë Tiranë i kalon çdo limit njerëzor.

Edhe në ditë të tilla të tmerrshme, të fakeqësive kombëtare, të mbushura plot me dhimbje dhe ankth, kryetari i bashkisë Erion Veliaj vazhdon me propagandën e tij të fëlliqur, me mashtrimet dhe falsifikimet e tij.

Nuk ka çbën, është e vetmja mënyrë që ai për tu shfaqur në publik.

Që ditën e parë të tragjedisë, që më 26 nëntor, Veliaj ishte i pari i cili doli live në televizione për të lëshuar llogjet e tij të neveritshme.  I vetmi që nuk i ka rrezistuar dot tundimit për të thirrur të gjitha mediat për të transmetuar live fjalimin e tij në Këshillin Bashkiak ku lexonte lista të stërgjata, ku fliste dhe për shkollat dhe për natën e bardhë dhe për ditën e flamurit e për të gjitha këto bashke ishte Lali Eri. Një fjalim disa minutësh ndërkohë që njerëzit ishin ende nën rrënoja.  

Skandaloz ishte gjithashtu fakti që Veliaj postoi një foto sikur Tirana dhe bashkia e tij po solidarizohen me tërmetin dhe po japin ndihma, por e tradhton fotoja që shpërndan pasi ajo foto i takon 22 shtatorit dhe jo 27 nëntorit.

Në të gjithë sektin e Rilindjes, në qoftë se ka një personazh ‘fake’, të gënjeshtërt, një prodhim skarco, si në parametrin njerëzor ashtu edhe të punëve ky është Erion Veliaj. E gjithë jeta dhe karriera e këtij njeriu është bazuar vetëm në gënjeshtër dhe në mashtrime.

 Por që të arrinte në këto nivele të kësaj poltike mashtruese që ndërtohet mbi fatkeqësitë e njerëzve kjo nuk mund të konceptohej.

Rreziku që paraqet ky njeri për vendin është i jashtëzakonshëm. Ndaj edhe rezistenca ndaj tij dhe neverisë që përfaqëson duhet të jetë e tillë.

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 17:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...