Olta Xhaçka paralizoi Ministrinë e Mbrojtjes

Hënë, 02 December 2019 11:31

Institucioni i cili duhet tw ishte në krye te punëve për normalizimin e situatës së rënduar si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit siç ëshë ministria e Mbrotjes nuk është në krye të detyrës. 

Vec ushtrisë e cila gjithnjë në të tilla raste ka qenë pararojë e ndihmës ndaj familjeve në prekura nga përmbytjet dhe tërmeti, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes tashmë është edhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile me drejtor Haki Cakon.
Askush nuk sheh, as ka dëgjuar që ushtria shqiptare të jetë në lartësinë e duhur të detyrës për të ndihmuar bindshëm në zgjidhjen e kësaj situate dhe kjo jo për fajin e vet uniformës ushtarake, të ushtrisë, profesionistëve që gjenden dhe nuk janë pak, por për paaftësinë drejtuese të institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Flamuri i Republikës së Kosovës dhe as i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është vendosur në vendin ku janë vendosur flamujt e shteteve tjera që kanë ndihmuar Shqipërinë të tejkalojë situatën e pas tërmetit. Kështu, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, bashkë me Kryeministrin Edi Rama kanë nderuar delegacionet ushtarake dhe civile të shteteve tjera.

Mirëpo, simboli i Republikës së Kosovës ka munguar në këtë aktivitet. Në ndihmë të Shqipërisë, menjëherë pas tërmetit, ishin nisur ushtarë e policë të Kosovës, të cilët kishin shpëtuar disa jetë njerëzish. Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për Shqipërinë derisa biznesmeni Pacolli ka ndarë një milion euro të tjera.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen nëse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duhet të përgjigjet para drejtësisë për garancitë e rreme që dha.

Vasili ka sjellë në vëmendje garancitë që ka dhënë ministrja Xhaçka më 31 korrik lidhur me gadishmërinë e plotë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm

“Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë. Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin?

Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?

Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??”, shkruan Vasili në rrjet.

Shkresa që ministrja Olta Xhaçka i ka dërguar Presidentit Meta më 31 korrik

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 11:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...