Ndoshta është I vetmi rast në botë që tragjedia e 26 nëntorit përsa I përket fatkeqësisë nga tërmetet ishte paralajmëruar.
Të mos harrojmë muajin korrik kur Presidenti I republikës, Ilir Meta, e dha jo vetëm një herë alarmin për këtë gjendje.
Dhe me të drejtë shtroi pyetje: Ku jemi?! Për sa I përket çështjes së emergjencave civile.
Por banda e Rilindjes lëshoi dy kasnecët, dhe të gjithë anëtarët e bandës, që të tallen me Presidentin dhe paralajmërimin e tij.
Tani, zot se u ka ngelur buzëqeshja në buzë se nuk janë nga ai lloj malli por nuk e dimë ende sa thellë I ka prekur numri I kufomave.
Të mos harrojmë skenat e neveritshme, kur Rama ‘qan’ me një njeri me2-3 shtëpi, kur bën si kkloun duke I folur qenve dhe ndërkohë arrestohen gazetarë se tregojnë të vërtetën.
U sulën kasnecët e Ramës në media me një tezë perverse që tashmë nuk është koha për politikë.
Për hir të së vërtetës ata që e shpiken janë inteligjentë. Sepse pas kësaj teze dhe përhapje të saj fshihet përgjegjësia reale.
U hap me shpejtësi dhe nisën punën të gjithë langojtë që nuk është dita që të merremi me politikë.
Por është pikërisht dita për të vënë gishtin mbi përgjegjësit kryesorë , që lanë shqiptarët në dorë të fatit, edhe pse herë për të parë në historinë e njerëzimit për çështjen e tërmeteve pati paralajmërim.
Është pikërisht dita dhe nuk është apak politike për të treguar me gisht këtë bandë të ziosur, se janë bërë miliarderë me PPP-të dhe nuk pati asnjë masë të marrë për emergjencat civile në raste të tilla tragjedish.
Janë vetëm një bandë injorancësh dhe të pangopur. Edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e gabuar sepse duhet të ishte shpallur gjendja e emergjencës civile.
Por e dinin mirë se ato para I kishin bërë ‘rrush e kumbulla’ dhe janë pikërisht këta të babëziturit e Rilindjes që sot bëjnë politikë dhe reklama mbi kufoma.