Basha i propozon Ramës planin me tre pika: 150 mln dollarët e oligarkëve-t'u jepen njerëzve

Hënë, 02 December 2019 13:55

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, nga Durrësi, i ka propozuar Qeverisë një plan urgjent me tre pika për të përballuar krizën e krijuar prej tërmetit.

Basha tha: “Gjendja këtu është e mjerueshme, shumica e banorëve nuk ka marrë asnjë lloj ndihme. E dyta ka një pasiguri, sepse njerëzit nuk e dinë në mund të rrinë brenda, se kanë rënë muret, ka shkatërrim orendish dhe ata nuk e dinë ku do të shkojnë. Disa prej banorëve thonë se janë strehuar një ose dy net dhe pastaj janë nxjerrë.

Pra, mbizotëron kaosi

Prioritare është ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar kryesisht nëpërmjet vullnetarizmit tonë si opozitë. Tani është koha për veprime urgjente dhe të mirëkordinuara.

Nga takimi që pata dje me specialistët, mësuam se kemi gati 500 specialistë për të dhënë kontributin e tyre vullnetarisht dhe propozoj një plan me tre pika: Organizimin e këtyre 500 inxhinjerëve për të përshpejtuar vlerësimin e banesave dhe që kontribuon për qetësimin mendor dhe shpirtëror.

E dyta, vlerësimi me urgjencë dhe ndarja në dy kategori kryesore; të banueshme dhe të pabanueshme.

Pika e tretë, të përdoret fuqia që ka qeveria në gjendjen  e fatkeqësisë natyreore për të anulluar afro 150 milionë dollarë të planifikuara për dhjetë oligarkë dhe ato t’u akordohen njerëzve në nevojë. Këto i propozoj si kryetar i opozitës, si kryetari PD-së.”

Pra, le të përfitojmë nga kjo ofertë e inxhinjerëve shqiptarëve; këtë mund ta bëjë qeveria, shteti.

Të bëhet urgjent vlerësimi me angazhimin e tyre; dikush tha një javë, por le të bëhet në dhjetë ditë.

E treta, 140-150 milionë dollarët të planifikuar për oligarkët është plani me tre pika për njerëzit në nevojë.

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...