Tërmetet dhe Rama me Veliajn shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve

Hënë, 02 December 2019 14:06

Tërmeti është fatkeqësia e madhe që ra mbi kokat e shqiptarëve në këtë prag dimri. Por fatkeqësia tjetër, jo pak e vogël është qeveria Rama dhe Veliaj, në aleancë të plotë me njeri-tjetrin që ua kanë nxirë jetën dhe shkatërruar ekonominë shqiptarëve jo më pak se tërmeti i fundit. Si për t’i paraprirë kësaj katastrofe të madhe natyrore, disa ditë më parë Bashkia e Tiranës, e Ministrinë e Brendshme, Ramën e gjithë strukturat e tij prishi me dhjetëra shtëpi në Unazën e Re, duke hedhur në rrugë të madhe me dhjetëra familje. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull që qeveria e cila presupozohet se del prej tij, me votat e tij, për të mbrojtur atë, i kundërvihet ashpër popullit të saj, duke shkatërruar shtëpi, biznese e ekonomi, pa asnjë lloj shpërblimi, vetëm e vetëm për të majmur oligarkët e vet, për të shtuara pallatet shumëkatëshe, që po ngrihen pa pikë sigurie e që do të shtojnë edhe më shumë fatkeqësitë në rast katastrofe tjetër. Nuk bën vaki tjetër kund në botë, vetëm atje ku diktatura është ulur këmbëkryq, që të prishen shtëpitë e të shkatërrohet biznesi dhe ekonomia e popullit, vetëm, se dikush do ët pasurohet e të majmet, duke pretenduar se gjithçka e bën në të mirë të popullit të saj. Rasti më i fundit,  ku tërmeti i Perëndisë ishte po aq shkatërruarës sa tërmeti i qeverisë mbi banorët e Astirit, Unazës së Re. Kjo është fatkeqësia e dyfishtë mbi këtë popull të vuajtur e të varfëruar në kulm.

Shikojeni këtë foto, cili është dallimi midis prishjes nga Bashkia e Veliajt të banesave te Astiri dhe prishjeve të banesave nga tërmeti në Thumanë?!

b47443ff-1b77-4a68-8e35-664fa5c1ef31.jpg1574809309_thumaaa1.jpg

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 14:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...