Pas përplasjes së djeshme me shefin e Urbanistikës në Bashkinë e Lezhës, të cilin e kërcënoi publikisht se po përhapte panik, ministri i Brendshë, Sandër Lleshaj është përplasur sot edhe me ish-deputeten Lindita Metaliaj, e cila i ka kërkuar llogari për ekspertët si edhe i ka kërkuar ndër të tjera që tu kërkojë falje banorëve të Lezhës për fyerjen që u bëri dje.
Por Lleshaj siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, i është drejtuar me fjalët: ‘Shko gjej punën...’
Në një postim në Facebook, Metaliaj ka shpjeguar edhe incidentin.
‘Debatova me Sandër Lleshaj para pak momentesh dhe i kërkova që fjalet për sigurinë e pallatit 12-katësh në Lezhë t’i shoqërojë me akt eskpertimi jo me fjalë. Në emër të qytetarëve, të lenduar dje, nga gjuha arrogante dhe kriminale e Ministrit te Brendshëm, i kërkova të bëjë një ndjesë publike. Nuk pres që një individ që është bërë lolo e gastorit të Surrelit t’u kërkonte falje shqiptarëve dhe lezhjanëve për sjelljen e dënueshme moralisht dhe ligjërisht’, shkruan Metaliaj.