Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Bratislavës, në Sllovaki, ku Shqipëria pritet të marrë drejtimin e OSBE për vitin e ardhshëm.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen në videon e postuar në faqen zyrtare të Facebook, është gjesti i kryeministrit, ku këmbët i ka vendosur mbi tavolinë, dhe i ul kur shërbimi i sjell kafen në zyrë.
Në videon e postuar në profilin e tij në FB, Rama duket se ndodhet në një zyrë me këshilltarin e tij për marrëdhënien me median dhe një tjetër person, duke u përgatitur për fjalimin që Rama do të mbajë për të pranishmit.
‘Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE’.