I ftuar në "Opinion", gazetari dhe analisti Armand Shkullaku dha tre shembuj konkretë, pse sipas tij, kryeministri Edi Rama merret më shumë me batuta për të menaxhuar situatën pas tërmetit tragjik, që shkaktoi 51 viktima.
Sipas tij, për herë të parë në Shqipëri po bën qokë LIVE.
"Për herë të parë ndodh në Shqipëri që të shkosh për ngushëllimin, qok, dhe ta bësh qokën Live, duke treguar histori që hoqa vathin, më tha Kristaqi më tha Aneta. Të shkosh në ngushëllim për vaki Live nuk ndodh ndonjë herë. Por, unë mendoj se sa show ose protagonizmi i Ramës është arsye të kuptoj pse po e bën këtë gjë? Ose çfarë pasojash mund të sjelli kjo gjë? Për mua janë dy pasoja.
E para është shmangia nga çdolloj debati që bëhet e përgjegjësive ligjore për atë që ndodhi. Janë të paktën tre, mund të jenë tre, që ka përgjegjësi shtetërore. Thumana, mbas tërmetit të 21 shtatorit dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ka thënë se bashkia i ka lajmëruar të gjithë banorët ku ndodhi tragjedia ku thoshte se ai pallat nuk është i banueshëm,
Banorët thonë se kishin shkresën nga bashki që ai pallat nuk është i banueshëm. Deri më sot organet shtetërore kanë refuzuar, kryeministri, qeveria që të nxjerrin këtë shkresë. Për mua futja e banorëve në një pallat që ka pasur rrezik shembje dhe vdekja e tyre është krim shtetëror. Kavaleshenca e ministrisë së Brendshme, që një raporti i përbërë nga katër ekspertë plus një arkitekt i bashkisë së Durrësit i drejtohet ministrisë së Brendshme, Zotit Lleshaj dhe i thotë që kjo godinë ka marrë dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit, nuk janë prekur strukturat mbajtëse por ka rrezik eminente që rënia e tullave dhe objekteve të tjera mund të shkaktoi vdekje. Dhe në atë godinë, kur ka ndodhur tërmeti ka pasur student, por kanë ikur, ama një person që ishte brenda godinës humbi jetën, për mua është krim shtetëror se është paralajmëruar. E treta është, mos krijimi i agjencisë së emergjencave civile.
Po të marrë vetëm një rast. U tha se nuk kishte kamera termike. Vetëm pas tre ditësh u gjetën në depot e zjarrfikësve kamera termike që i ishin dhuruar Forcave tona të Armatosura nga NATO, pas tre ditësh zbuluam që i kishim. Ndërkohë, pas dy ditësh Veliaj bleu katër zjarrfikëse të përdorura jo në gjendje punë në prokurim të drejtpërdrejtë dhe pa garë. Pikërisht për të mos u ndalur te këto në shikojmë cirkun e Ramës. Dhe elementi i dyta që shikoj me rrezik është që të gjithë merremi me protagonizmin e Ramës.