Kryemadhi “masakron” live analistët e Ramës dhe lehësit me pagesë

Premte, 13 December 2019 07:07

Në studion e “Open” , kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka “masakruar” live të gjithë anlistët pranë qeverisë, të cilët hiqen si të pavarur.

Kryemadhi e akuzoi gazetarin Bollino se përfiton 10 milionë euro me koncesionet që ka marrë nga Rama. “Ti je më i pasur se unë. Ke dy shtëpia, ke një media ked he konçensionin e Bunkart. Si thotë Klosi? 4 milion turisë nga 10 euro janë 40 milion eur”’- tha Kryemadhi.

“Pra ju jeni një familje e varfër”- vijoi Bolino.

“Jo, jo nuk jam familje e varfër, por ju jeni më të pasur se unë. Unë pasurinë e kam nga babai”- vazhdoi përplasjen Kryemadhi.

“Ju jeni pasuruar në Shqipëri”- vijoi përsëri Kryemadhi me akuzat ndaj Bolinos.

Një tjeter përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi në Open në Top Channel. Përplasja nisi kur zonja Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

“Akuza ime e parë është 51 viktma të vrarë me dashje. Familja Lala vdiq sepse nuk kishte  2 fadroma për të mbajtur soletën, pasi banesa nuk u rrëzua menjëherë”- tha Kryemadhi.

Në ato momente ndërhyri Alban Dudusi i cili i tha Kryemadhit që nuk jeni eksperte përtë folur për atë pjesë.

“Ju Alban nga i dini përgjigjet që thoni në emision?- e pyeti Kryemadhi Dudushin.

“Unë pyes eskpertët”- iu përgjigj Alban Dudushi.

“Edhe unë kam ekspertët  e mi”-vijoi Kryemadhi.

“Na e thuaj kujt i referohesh”- vijoi Dudushi.

Në këto momente Kryemadhi akuzoi se gazetarin Alban Dudushi për qoka ndaj qeverisë.

“Ju i bëni qoka. Që me atë emisionin që bëtë me studentët”- tha Kryemadhi.

Cilët studentë? Ju i bëtë presion studentëve që të mos marrin pjesë në emission”, tha Dudushi.Debati u zhvillua edhe mes Besart Kadisë dhe Monika Kryemadhit. Debati nisi kur Kadia i tha Kryemadhit që në këtë rast të tregohet më shtetare dhe jo kaq shumë politikane.

“Besart je i ri në politikë, të uroj suksese. Paguhesh nga oligarkët dhe je me Edi Ramën”- iu përgjigj akuzave Kryemadhi.

“Nuk mund të flisni dhe të analizoni jetën private të dikujt. Ju kam kritikuar kur ishit në pushtet. Keni pasur 8 vite në pushtet”- iu kundërpërgjigj Kadia.

Ti paguhesh nga shqiptarët, ti paguhesh nga ato që vjedhin shqiptarët- iu kundërpërgj Kryemadhi.

Login to post comments