55-vjeçari nga Laçi, dy ditë më parë mori premtimin nga Rama se do të fitonte bonusin e qirasë pas prishjes së banesës ku jetonte nga tërmeti, po me qira.
Por sot, ai ndihet i zhgënjyer nga propaganda e Ramës, që ndonëse e puthi në ballë dhe i tha se i donte shumë romët, nuk ka bërë asgjë.
Ferdinand Rexhepi, problemin e tij ia bëri të ditur edhe Bashës. “Deri dje, kryeministri tha do të paguajmë qeranë, bona takim edhe më të, kurrgjë. Mbase ju për romët… Na gjej të paktën… na largoni jashtë shtetit që mos të na mbani kot të paktën”, i tha banori-Bashës.
“Nuk ka lidhje rom, apo jo romë, këtu ka diskriminim ndaj Laçit në tërësi dhe ka papërgjeshmëri dhe dështim total me gjithë banorët e goditur nga tërmeti. Kam taku 50 veta deri tani dhe asnjëri s’ka marrë ndihmë nga shteti. Prandaj kam ardhur, me e pa gjendjen, me e ngrit zërin për ju dhe me bë ç’është e mundur që të ndryshojë situata sa më parë”, iu përgjigj Basha.