Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kuvendi se Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës janë mashtruar nga organizatat e mediave për atë që po ndodh me nismat anti-shpifje.
“Kam komunikuar me KE dhe KiE dhe u kam thënë se jeni nën presionin e organizatave të rreme të medias. Organizata të rreme, si profilet false në FB. Apo si dikush që në emër të një organizate del në RaiTre dhe flet pa turp për censurë dhe burgje të mbushur me gazetarë. Kjo është ccështje e kufizimit të lirisë për të shpifur, për të shpifur ndaj atyre që u tregojnë njerëzve qindra miliona eurot e mia në offshore, pallatet e mia në Spanjë dhe të tjera e të tjera. Këto janë fakte që ose duhet të më largojnë mua nga jeta publike, si mund të vazhdojë kjo bashkëjetesë kështu? Për ccdo akuzë që shkruhet, duhet të jepen fakte,” tha Rama.
Ai më pas sulmoi gazetarë me emra konkretë.
“Kjo është një xhungël skllevërish të pasiguruar, që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër. Me domeine të regjistruara jashtë Shqipërisë dhe nuk i japin llogari askujt. Marrin para lart e poshtë dhe nuk paguajnë asgjë. Xhungël që prodhon urrejtje, dizinformim, dëshpërim. Ky ligj mbron dinjitetin e të drejtave të tua, Rudina Hajdari, kur të ulin dhe të ngrenë sipas qejfit, kur ti mendon me kokën tënde. Ky sistem, i njëjti mekanizëm është sot për mediat audiovizuale,” tha Rama.