Rama sulmon gazetarët edhe me emra: Drafti për anti-shpifjen kalon sot

E mërkurë, 18 December 2019 12:36

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në Kuvend për paketën antishpifje, duke i quajtur kundërshtarët e kësaj nisme, një turmë që nuk lexon. Ai tha se Gjermania ka ligjet më të ashpra në këtë drejtim. Sipas tij, nëse do ekzistonte ligji gjerman në Shqipëri, gazetarët do ishin në borxhe deri në fyt.

“Këtu jemi përballë një turme që nuk lexon dhe nuk dënjon të lexojë, madje e thotë hapur se çdo ligj cënon lirinë tonë.

Sipas një raporti të OSBE, në tre të katërtat e shteteve anëtare, fyerja dhe shpifja janë vepër penale.

 Aktualisht ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari, 20 shtete, e parashikojnë fyerjen me dënim me burg. Së dyti, pesë shtete nuk e parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale, por e rregullojnë me pasojat në legjislacionin civil.
 Legjislacioni më i ashpër është ai Gjermanisë. Kodi i tyre parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen. Prandaj është vendi ku rastësisht ka më pak fyerje dhe shpifje.

Parlamenti francez ka publikuar një ligj për lajmet e rreme.

Në SHBA, FBI ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo faqe interneti me përmbajtje që konsiderohet cënuese.

Gjithë kjo punë e bërë për të analizuar këto shtete dhe gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve, ndeshi që në fillim, pengesën nga përfaqësuesit e OSBE, BE dhe KiE, në formën e një fjalie: mos iu referoni këtyre shteteve se i kanë dënimet shumë të ashpra.

Nëse ligji gjerman do ishte këtu, ata sot do të ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut, të shkeljes së dinjitetit në publik,” tha Rama.

“Më 26 nëntor ka humbur jetën një njeri, një baba, sepse dikush nga ata ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet. Dalja e atij lajmi e ka kthyer spitalin në udhëkryqin e një kaosi. Po ata që janë aty, kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte në morgun e spitalit njëqind të vdekur,” deklaroi kryeministri.

Rama deklaroi nga Kuvendi se Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës janë mashtruar nga organizatat e mediave për atë që po ndodh me nismat anti-shpifje.

“Kam komunikuar me KE dhe KiE dhe u kam thënë se jeni nën presionin e organizatave të rreme të medias. Organizata të rreme, si profilet false në FB. Apo si dikush që në emër të një organizate del në RaiTre dhe flet pa turp për censurë dhe burgje të mbushur me gazetarë.

Kjo është çështje e kufizimit të lirisë për të shpifur, për të shpifur ndaj atyre që u tregojnë njerëzve qindra miliona eurot e mia në offshore, pallatet e mia në Spanjë dhe të tjera e të tjera. Këto janë fakte që ose duhet të më largojnë mua nga jeta publike, si mund të vazhdojë kjo bashkëjetesë kështu? Për çdo akuzë që shkruhet, duhet të jepen fakte,” tha Rama.

Ai më pas sulmoi gazetarë me emra konkretë.

“Artur Zheji e bëri vajzën tonë, dashnore të ministrit dhe tani thotë se do largohet nga Shqipëria pasi të bëhet ky ligj. Humbi edhe gjyqin për këtë shpifje të ulët.

Unë me këta jetoj dhe mbijetoj edhe 1 mijë vjet të tjera, por kjo është për të lehtësuar gjithë atë koncentrat helmi që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi deri në darkë.

Një tjetër hero aty jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje, nuk la fjalë pa i thënë një deputetit, duke i kërcënuar se do i thyejë kokën me shishe. Ky duhet markuar me pullë të kuqe kur flet për lirinë, por që ka të gjithë lirinë për t’i thënë të gjitha ato,” tha Rama.

“Kjo është një xhungël skllevërish të pasiguruar, që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër. Me domeine të regjistruara jashtë Shqipërisë dhe nuk i japin llogari askujt. Marrin para lart e poshtë dhe nuk paguajnë asgjë. Xhungël që prodhon urrejtje, dizinformim, dëshpërim.

Ky ligj mbron dinjitetin e të drejtave të tua, Rudina Hajdari, kur të ulin dhe të ngrenë sipas qejfit, kur ti mendon me kokën tënde.

Ky sistem, i njëjti mekanizëm është sot për mediat audiovizuale,” tha Rama.

Në fund fare, Rama tha se projektligjet do të miratohen sot. Ai tha se ligji është 100 përqind i dakordësuar me standardet ndërkombëtare. Duke shprehur dyshimin se ligji do të kthehet nga presidenti, ai tha se do të hyjë në fuqi nga janari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...