“Nuk duhet të flitet derisa të shihet tymi i bardhë”, zyrtari gjerman kritikon Albin Kurtin

E Enjte, 19 December 2019 16:31

Zyrtari i lart gjerman, Christian Schmidt, e ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. “Duke e ditur që Albin Kurti sot është në Romë. Rregulla që vlen në Vatikan është se derisa njerëzit janë të mbyllur në kontratë nuk duhet të flasin”, ka thënë Schmidt duke iu referuar kështu deklaratave të Kurtit për bisedimet që ka zhvilluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Nuk duhet të flitet derisa të shihet tymi i bardhë”. Albin Kurti ditë më parë e kishte përqeshur Isa Mustafën, duke shkelur kështu edhe një marrëveshje paraprake për moszbulim të detajeve nga takimet e përbashkëta.

Ai javën e kaluar – për herë të parë zbuloi shumë nga takimet me Mustafën. “Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, tha sonte Kurti, shkruan Insajderi.

Më tej, ai ka treguar se i ka propozuar kreut të LDK-së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Edhe pas kësaj, lideri i VV-së thotë se Mustafa donte të zgjedhtë i pari. “Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është treguar më konstruktiv porsa i përket takimeve që kishte me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes. “Nuk dëshirojmë tash që të dalim dhe të nxjerrim sekuenca nga takimet tona, sepse ato pastaj po keqpërdoren po zhvillohen më tepër në ambientin e një politike populiste, sesa të një qëndrimi konstruktiv për të gjetur zgjidhje”, ka thënë sot Mustafa, shkruan Insajderi.

“Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ne nuk kemi dhënë deklarata. Që të mos e shpërfaqim një situatë të themi që e kemi brenda sepse bisedimet kanë mospajtime edhe pajtime”.

Kurti dhe Mustafa ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, pavarësisht se kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë për krijimin e qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...