Kryeministri Edi Rama fyeu liderët e Kosovës një ditë më parë ndërsa po zhvillohej minishengeni ballkanik në Tiranë.
Deklarata e Ramës në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sollën dhe kritika të forta.
Në reagimin e tij gazetari Berat Buzhala, paralajmëron kryeministrin Edi Rama që të jetë kujdesshëm kur lëshon gojën ndaj Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ndonjë ditë edhe mund ta rrahë.
Ja postimi i Buzhalës:
Ka mundesi qe Edi Rama nuk e din qe nje dite Ramushi edhe ka me e rrehe. Rama duhet me e dite qe nuk po tallet me Lulin. Me i thane njerit budalle e me prite qe cdo gje ka me kalu pa pasoja eshte njefar mendjelehtesie. Po e lo te shkrume qitu.