Kur Kosova vendos barriera për Serbinë dhe lehtësira për Shqipërinë, Shqipëria vendos barriera për Kosovën ndërsa lehtësira për Serbinë!
Me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia, është ulë importi nga Serbia për 99%, përderisa kjo ka shkaktuar rritje të importit vetëm nga Shqipërisë për mbi 30%.
Përderisa, me vendosjen e taksës në ‘Rrugën e Kombit’ në të cilën sipas parashikimeve kalojnë mbi 7000 makina në ditë, duke e llogaritur vetëm taksën 5 euro, qytetarëve të Kosovës i kushton mbi 13 milion euro në vit.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik pasojat janë edhe më të mëdha, duke e rritur koston e çdo transporti 46.2 euro më shumë. Kosto rritet për mallrat e Kosovës të eksportuara në Shqipëri dhe anasjelltas.
Me këtë taksë Shqipëria i vendos barrierë qytetarëve të Kosovës por gjithashtu e sanksionon edhe vetën përderisa Kosovën e ka tregun më të madh, veçanërisht në aspektin turistik.
Përderisa, me Mini-shengenin, Serbisë i lejohet qasje e papenguar në të gjitha shtetet ballkanike dhe përmes Serbisë edhe Rusisë përdersa Rusia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë.
Me marrëveshjen e Mini-shengenit, saktësisht me lëvizjen e lirë të kapitalit, i mundësohet serbëve të blejnë palujtëshmëri në Shqipëri, të cilat shumica e tyre janë banesa të cilat kosovarët i marrin me qira për pushime në bregdetin shqiptar. Është më shumë se ironi që kosovarët të i paguajnë qira serbëve për pushime në bregdet.
Efekte negative të mini-shengenit në Kosovë janë shumë të larta negativisht.
· Barrierat (si taksa 100%) duhet të hiqet, përderisa mallrat serbe e vërshojnë edhe njëherë Kosovën e me këtë edhe mallrat ruse përderisa Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.
· Zyrtarët serbë mund të lëvizin dhe veprojnë lirshëm në Kosovë e me këtë edhe kontrabanduesit serbë.
· Fushatat politike të zyrtarëve serbë në Kosovë mund të bëhen njëjtë sikur të bëhen në Serbi.
· Kosovarët duhet të i paguajnë qira serbëve kur pushojnë gjatë verës në Shqipëri (njëjtë sikur rusëve në Turqi).