“Një lajm i mirë për pensionistët, të cilët do të gëzohen edhe këtë vit me shpërblimin e fundvitit”, e ka cilësuar ministria e rilindjes Anila Denaj, lajmin se pensionistët këtë vit ata do të marrin nga 3 mijë lekë të reja, shpërblim. Sipas ministres së Financave, “mbajtën premtimin për këtë kategori. Shpërblimi do të jetë 3 mijë lekë të reja pensionistë dhe të gjitha kategoritë që përfitojnë ndihmë. Janë 663 mijë pensionist që përfitojnë”. Po sa janë realisht 3000 lekë për një pensionist?! As ilaçet nuk marrin me to, as shportën jetike për vitin e ri nuk e mbushin dot, sepse ushqimet, frutat, perimet, gjeli i detit, mishrat janë rritur. T’i japësh një pensionisti 3000 lekë është tallje. Qeveria e miliarderëve, e koncesioneve, PPP-rave, e Rilindjes së pangopur, justifikohet me tërmetin, kur 2000 i munguar nuk i bën punë as një familjeje të dëmtuar. Standardet e kësaj qeverie këto janë. Pagat për nëpunësat, drejtorët, ministrat, përveç shërbimeve dhe parave të pista që vijën nga rrugë të tjera, janë në rritje, ndërsa për masën e popullit, sa më të ulëta, sa për të mbajtur frymën. Prej vitesh kjo kategori është më e diskriminuar, por fatkeqësisht, pjesa dërrmuese e saj, edhe më besnikja e kësaj qeverie që është gati t’ia falë edhe ato 3000 lekë vetëm që Rama të rrijë përsëri në pushtet.
Shpërblimi i qeverisë Rama për festat e fundvitit me 3000 lekë është qesharak, sa çmimi i një gjysmagjeli, veçse një gjë është e sigurtë që të gjithë miliarderët e sektit të rilindjes kanë prenotuar hotelet e resortet më të mira, si brenda e jashtë vendit për të kaluar festat familjarisht e si fis, paçka se shqiptarët nuk kanë bukë, flenë jashtë e në çadra./55news.al