“Solidarë me ata që humbën gjithçka e mbetën pa shtëpi”, mesazhi i fortë i Imzot Frendos nga katedralja e “Shën Palit”

E mërkurë, 25 December 2019 10:47

Besimtarët e krishtere ne mbare boten festojnë lindjen e Krishtit. Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhen për meshën e shenjtë të mesnatës.

Në katedralen e “Shën Palit”, në kryeqytet mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Imzot George Frendo duke uruar për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi.

Në fjalën e tij gjatë meshës, Imzot George Frendo vuri në dukje solidaritetin që dëshmuan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai tha se “festa e Krishtlindjes është festa e plotë e solidaritetit. Solidar me ata që për shkak të tërmetit të 26 nëntorit kanë humbur gjithçka dhe kanë mbetur pa shtëpi. Jezusi që sot na mëson se çfarë do të thotë solidaritet, gëzohet duke parë solidaritetin që populli shqiptar ka treguar ndaj personave të prekur nga tërmeti. Vëllezërit dhe motrat shqiptarë kanë treguar solidaritet dhe shumë u janë afruar personave që kanë mbetur pa shtëpi”.

Besimtarë të shumtë katolik uruan njëri-tjetrin në këtë meshë të shenjtë për Krishtlindje sa më të mbara dhe të begata. / ATA

Login to post comments