Alibeaj reagon ndaj Ramës: Vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi dhe që e shpartalloi vetë, është pasi i sherbeu krimit dhe mafias

Hënë, 13 Janar 2020 12:20

Ish-deputeti i PD, Enkeled Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit. Për Alibeajn, vlerësimi i vërtetë për policinë që deshi është pasi i shërbeu krimit dhe mafias.

Postimi i plotë:
Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit!
E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019;

nuk i paskan ardhur nder mend qe 128 drejtues te “Policise qe deshi” iu perfshine ne kanabizimin e vendit;
se 3 drejtuesit e larte te tij ne Vlore i ka ende ne arrati;
asnje fjale per oret shtese te papaguara dhe kushtet mizerabel;
asnje grimase per viktimat e krimit te ketij fillimviti.
Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit!
E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!

Login to post comments