Një qytetar nga Bulqiza ka treguar se çfarë i ka ndodhur në mes të qytetit kur nga një makinë Benz me xhama të zinj në të cilën ai thotë se ka parë disa djem të rinj i është nxjerrë kallashi.
Qytetari thotë se beson që të rinjtë ishin në gjendje të dehur që bënin ato veprime, ndërkaq, denoncimin ia ka dërguar ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.
Ja postimi i plotë:
Bulqiza në duart e gangsterëve dhe kriminelëve të partisë së drogës!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema Dr. Sali Berisha.
Zgjodha t’ju shkruaj juve pasi nuk dim ku të drejtohemi tjetër.
Në Bulqizë janë shtuar shumë kto ganksterat.
Teksa po shkoja në shpi rrugës më afrohet një Benz i Zi dhe u ndalua pranë meje. Me muzik në fund dhe unë vazhdova rrugën teksa unë hecja ato hecnin ktheva kokën dhe i njoh si fytyra edhe shoferin edhe ate tjetrin që ishte në vend të parë. Nuk pashë nëse kishte të tjerë pas, se ishte mjeti me xhama të zinj mbrapa.
Teksa vazhdoja rrugën mjeti filloj të më ndiqte dhe personi që ishte në vendin e parë nxorri kallashin në dritare dhe duke sharë e bërtitur por nuk qelloi makina nderkohë ishte në ecje. Me sa dukej ishin në gjendje të dehur dhe janë rreth moshës 18-19 vjeç.
Ky është shteti kjo është policia e Bulqizës. Të kesh frikë të hecesh rrugëve se nuk i dihet me çfarë përballesh.