Pse Ditmir Bushati nuk i rezistoi ofertës së Edi Ramës?

Tuesday, 14 Janar 2020 10:08

Një vit pasi e larguan nga qeveria, pushimet e Ditmir Bushatit kanë marrë fund. Me të njëjtën lehtësi që e hoqi nga drejtimi i diplomacisë shqiptare, pa i dhënë asnjë arsye apo shpjegim të qenësishëm, Rama e riktheu atë në një pozicion të privilegjuar, duke i besuar rolin e të dërguarit të tij të posaçëm, tashmë që kryeministri mban titullin e kryetarit të OSBE-së.

Ish-ministri, i cili nuk e ka fshehur se Presidenca e OSBE do të ishte edhe për atë vetë një sfidë e madhe, do të ketë detyrën e të dërguarit të Kryesisë në çështje që do ketë nevojë për angazhim, ku si i dërguar do të përfaqësojë presidencën shqiptare në takime të nivelit të lartë.

Mësohet se Bushati do të angazhohet në bisedimet mes vendeve anëtare për emërimin e disa drejtuesve të OSBE-së. Këtë vit, OSBE-ja duhet të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm, sikurse edhe përfaqësuesin për lirinë e medias. Si drejtuese e Presidences, Shqipëria do të ketë një rol të rëndësishëm, por burimet thanë se asnjë shqiptar nuk do të propozohet për të zëvendësuar Greminger apo Dezir.

Bushati përfaqëson Shqipërinë edhe në bisedimet për shkallët e kontributit të forumeve nga vendet anëtare, apo çështje të tjera të ngjashme. Burime diplomatike shpjeguan për A2 se pozicioni i Bushatit nuk përplaset me atë të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili duket se do të ketë një rol më formal, duke përfaqësuar Shqipërinë në takimet ku nuk do të jetë prezent kryeministri Edi Rama, ndërsa Ditmir Bushati do të mund të përfaqësojë direkt Ramën si kryetar i OSBE-së në çfarëdolloj niveli protokolli.

2020 do jetë një vit pune sfidues për ish-ministrin e Jashtëm, që duket se ka lënë pas krahëve kritikat për modelin e qeverisjes së PS-së, të cilin e kishte etiketuar si arrogant, aq sa detyra e re që iu besua nga Rama u shoqërua menjëherë me komente për një ripaqtim mes tyre./A2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...