LIVE/ Basha: Opozita mandaton 2 përfaqësues për reformën zgjedhore

Tuesday, 14 Janar 2020 12:45

Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore. Ky është hapi i radhës i PD që tregon do të përfshihet në një dialog dakordësimi në këto kushte me mazhorancën sa i përket miratimit të ‘Zgjedhores’.

Kryeopozitari akuzon mazhorancën se ka vonuar për 4 muaj miratimin e Reformës Zgjedhore ndërsa deklaron se opozita është gati për nisjen dhe përfundimin pa vonesë të saj.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala tjetër.

Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të Reformës Zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit.”- tha Basha.

 

 
Modifikuar më Tuesday, 14 Janar 2020 12:46
Login to post comments