VIDEO/ Mencat sociale mjet propagande, Pampuri: Kjo është fytyra e Velijat, një kryemashtrues i pashpirt…

Diel, 19 Janar 2020 12:36

Ish-deputeteja demokrate Orjola Pampuri ka deklaruar sot se Mencat sociale të Erion Veliajt janë vetëm mejet propagande.

'Bien maskat për Erion Veliajn, mencat sociale mjet propagande, jo në ndihmë të njerëzve në nevojë'-, deklaroi Pampuri në një konferencë shtypi nga selia e PD.

Sipas ish-deputetes, 'refuzohet ushqimi për të pastrehët pa ngritur më parë një komision verifikimi dhe pa dorëzuar shumë dokumente'.

Ja deklarata e plote e ish-deputetes Orjola Pampuri:

Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës. Njërën fytyrë e ka për propagandën e shtrenjtë në ekrane, fytyra tjetër është ajo më pranë të vërtetës,  shpërfillja e më të pamundurve deri në refuzimin e një pjate supë.

Emisioni invetigativ “Boom” i ka hequr maskën e bamirësit Erion Veliajt, i cili pati deklaruar se “në një qytet solidar askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë.”. Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumenta në shkëmbim të nëj pjate supë.

Faktet e ofruara nga emisioni investigativ “Boom” janë të pakundërshtueshme. Ju ftoj ta ndjekim me zëdhe figurë këtë mashtrim të pacipë të Erion Veliajt.

Të sigurosh një pjatë në mencat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci seaa të gjesh një punë.

Në rrugët e Ttiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t’u ushqyer apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin. Ata i duhen kryemashtruesit të Tiranës vetëm për festa, që të verë përparësen, të marrë garuzhden, e të shesë një realitet të rremë, kur, në të vërtetë, pjatën e ngrohtë e pengon një mal me burokraci.

A mund të presë uria, nevoja për ushqim, kohën për të plotësuar dokumentacionin? A mundet një njeri që troket për të kërkuar një pjatë supë, të gënjejë për gjëndjen e tij, ndërsa punonjësja nuk i ofron ushqimin dhe kërkon të investigojë më tej për të përmes një komisioni!

Dikush që troket për t’u ushqyer në një mencë sociale do të thotë se ka prekur fundin dhe vendimi më i njerëzishëm është të mos refuzohet.

Banorët e Tiranës duhet ta mbajnë mend mirë këtë trajtim johuman të atyre që vuajnë për një copë bukë në kuptimin e parë të fjalës. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt, fytyra e zezë e një kryemashtruesit të pashpirt që kujdeset vetëm për t’i dhënë leje ndërtimi trafikantëve të drogës, klientëve të vet dhe të  Edi Ramës.

 
Login to post comments