Një ditë pas publikimit të reportazhit të RAI3, sipas të cilit në Shqipëri është rikthyer fuqishëm prodhimi i kanabisit, me një rritje me mbi 1200% nga viti i kaluar nënkryetari i LSI Petrit Vasili e cilësoi fakt skandaloz shpërthimin e drogës anembanë vendit.
Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili deklaroi se Shqipëria është jo vetëm një vend nyje që shërben për transportimin e lëndëve narkotike, por ështe shndërruar në vendin kryesor të prodhimit të drogës. Sipas tij të gjithë shqiptarët duhen të jenë të shqetësuar sepse ky fenomen po kthehet në fatkeqësi.
‘’Jemi përdoruesit më te mëdhenj te lëndëve narkotike, populli ynë po helmohet. Të gjitha mediat ndërkombetare po e pasqyrojnë këtë fakt. Uzurpimi i institucioneve nga njerëzit e lidhur me drogën duhet të marrë fund.’’ përfundoi Vasili.