Rama ka nisur avazin e vjeter. Ai nuk e pranon gjithsesi se ne Shqiperi nuk ka droge. Per Ramën Edhe "Bild" gënjen, dhe Rai 3 genjen. Te gjithe genjejne, sipas tij, ne nje kohe qe Europa u mbyt me kanabis dhe droga te forta. Ka 6 vjet qe Europa po vuaj pasojat e keqqeverisjes se tij, qe kur ka ardhur ky ne pushtet.
Keto hile te vjetra te Rames jane te njohura e nuk bindin askend. Edhe ne kohen e Saimir Tahirit thoshte qe nuk jane avione droge por jane avione qe sperkasin mushkonja. Por mediat dhe sherbimet inteligjente te partnereve dhe opozita e para e nxori te verteten te cieln ai, ne asnje rast nuk e pranoi, por me lloj lloj marifetesh e kundershtoi ate, duke ia vene fajin medias, qofte asaj opozitare, te pablere prej tij, qofte asaj nderkombetare.
Edhe per videon e publikuar nga RAI 3 mbi kanabisin në Shqipëri dhe shtimin e kultivimit të tij Rama e konsideron si një turp gazetarest, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar nga Guardia di Finanza.
Në një reagim në tweeter Rama thotë se pret që partnerët ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën mbi kanabisin në Shqipëri.
”Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”- thotë Rama.
Ditën e djeshme në një edicion lajmesh të RAI 3 është publikuar një video ku tregohej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200 % ose 12- fish. Për këtë reagime të shumta ka pasur nga PD dhe LSI.