Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA.
Shkelqyeshem dhe e pershendes nga zemra nje takim te tille, nqs do te ndodhe!
Por kam nje pyetje, Rama a do t’i transmetoje Sekretarit te Shtetit, apo dhe Keshilltarit te Sigurise se Shtepise se Bardhe solidarizimin e Shqiperise me inisiativen shume te rendesishme te ShBA e Presidentit Trump per tu involvuar ne menyre te plote e konkrete perseri ne Lindjen e Mesme, per planin e tyre te paqes midis Izraelit e Palestines, per te siguruar stabilitet, penguar radikalizmin e terrorizmin aty, per prosperitet ne te ardhmen e asaj zone jashtezakonisht te veshtire, elemente qe imponojne rolin lider amerikan aty, ne fakt si kudo ne zonat e nxehta ne Glob?!
Une e di qe kjo mbeshtetje nga Rama nuk eshte shume e rendesishme per Washingtonin, por e theksoj se eshte shume e rendesishme per Shqiperine e shqiptaret.
Kjo lidhet me strategjine tone kombetare, "Ne politikat globale te sigurise ne ndjekim ShBA", gje qe nuk mund te behet e besueshme nqs Kryeministri ne praktike vepron ndryshe, voton kunder ose hesht.
Vecanerisht kjo eshte e domosdoshme per neve mbas dy votave kunder prezences amerikane ne ate zone, qe Qeveria e Rames ka dhene ne Asamblene e OKB e ne Konferencen Islamike.
Te them te drejten me padurim po e pres nje lajm te tille publik, sepse kjo mbeshtetje nuk mund te behet tashme vetem me belbezime, duke pasur frike se mos e degjojne te tjere jashte asaj dhome.