Gjermania mbështet Kosovën për integrimet evroatlantike

E mërkurë, 05 February 2020 15:03

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, tha se është e gatshme që bashkëpunimi me shtetin e Gjermanisë të intensifikohet në aspektin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Kryeparlamentarja Osmani shpreson që Berlini zyrtar do ta përkrahë shtetin e Kosovës në hapat drejt integrimeve në institucionet euroatlantike.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreha gatishmërinë që ky bashkëpunim të intensifikohet në aspektin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Në të njëjtën kohë ka aq shumë projekte aq shumë fusha, në të cilat mund të avancohen në këto relacione në mes dy vendeve tona dhe unë kisha kënaqësi që së bashku me ambasadorin të flasim pikërisht për këto fusha duke filluar nga bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve e deri te bashkëpunimi në fushën e diplomacisë, ekonomisë dhe fusha të tjera. E falënderova për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe tani pas konstituimit të institucioneve të reja, shpresoj që jo vetëm të mësojmë nga demokracia gjermane në veçanti demokracia parlamentare gjermane, por të njëjtën kohë të kemi mbështetjen e sigurt të fuqishme të Gjermanisë në hapat drejt integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike”, u shpreh Osmani, transmeton ksp.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se ka shumë sfida që e presin vendin tonë, por që sipas tij Gjermania është gjithmonë përkrah Kosovës. Heldt u shpreh i hapur për bashkëpunim në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

“Kemi qenë duke pritur për një kohë për këtë, siç e thatë kemi shumë sfida përpara për vendin, ku ne jemi fuqishëm në anën tuaj dhe t’ju mbështesim kurdo që mundemi. Si një demokraci parlamentare ne në Gjermani e dimë rëndësinë e parlamentit, vendimmarrjen, bashkëpunimin me Qeverinë por edhe vendimmarrjen këtu në Parlament. Ka shumë tema të rëndësishme përpara, më lejoni që personalisht t’ju uroj shumë fat, kurajë dhe forcë për pozitën tuaj të re dhe pres bashkëpunim”, u shpreh ambasadori Heldt.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...