Varhelyi shpreh gatishmëri për të punuar me Kosovën, drejt statusit të kandidatit

E Enjte, 06 February 2020 10:47

Varhelyi shpreh gatishmëri për të punuar me Kosovën nëse ec drejt statusit të kandidatit

Komisari i BE-së për çështje të zgjerimit, Oliver Varhelyi, ka përsëritur të mërkurën se edhe Kosova, sikur edhe vendet e tjera të rajonit, ka perspektivë të anëtarësimit në BE

Këtë e ka thënë duke rikujtuar porosinë nga samiti i Selanikut i vitit 2003 dhe duke paralajmëruar se kjo do të përsëritet edhe në samitin e Zagrebit, në fillim të muajit maj të këtij viti.

Në një pyetje se a mund të ketë parashikueshmëri dhe a e sheh edhe Kosovën si vend me status kandidati, komisari Varhelyi ka thënë se e sheh si zhvillim pozitiv krijimin e Qeverisë së Kosovës dhe se “nëse Kosova është e gatshme të angazhohet në bërjen e saj shtet kandidat për BE, ne jemi të gatshëm të punojmë me të”.

Këto përgjigje ai i ka dhënë në një konferencë shtypi në Bruksel, ku ka paraqitur propozimin e Komisionit Evropian për metodologjinë e reviduar të procesit të zgjerimit.

Modifikuar më E Enjte, 06 February 2020 10:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...