Habit Edi Rama/ ‘Tani që ne jemi të mirë, BE është në gjendje të tmerrshme’

E Enjte, 06 February 2020 10:58

Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut ka folur lidhje me metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe Rindërtimin.

Ndërkohë, Rama është shprehur se moshapja e negociatave me Bashkimin Europian ishte një hipokrizi, pasi sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar detyrat që i ishin caktuar.

Sipas tij, BE aktualisht është në gjendje të tmerrshme, ndërsa Shqipëria vijon punën me implementimin e reformave.

‘Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakretizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë.

Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme.

Për ne, Shqipërinë e përmendët me nënqeshje pak dyshuese, ne jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi 95% dëshirën e njerëzve për të qenë pjesë e BE, buzëqeshja juaj ishte si të thuash ç’problem keni, në kohën kur britanikët u larguan, por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se çështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar'- tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...