Pas disa muaj protestash ku kërkojnë pagat e prapambetura, naftëtarëve së uzinës së Ballshit, u jepet si zgjidhje ndryshimi i rradhës i kompanisë që menaxhon rafinerinë. Kjo është përgjigja e marrë në takimin e zhvilliar në Tiranë me zëvendësministrin e infrastrukturës, Ilir Bejtja.
''Se deri ku kanë vajtur bisedimet, zëvendësministri nuk na e tha, por tha se kanë filluar bisedimet me një kompani tjetër'', tha njëri nga punonjësit.
Kompanitë që menaxhojnë uzinën janë ndryshuar disa herë ndaj për naftëtarët, kjo ishte një tjetër përcjellje.
''Këtu ka punonjës që janë heronj, kanë 40 vjet që kanë punuar në uzinën e Ballshit. Nuk është në fatin tonë që të zgjedhim kompaninë që do operojë.
Këtu ka pasur palë ndërjmetësë gjithë kohën, këtë kërkojmë nga shteti'', thanë ata.
Shpresa e humbur i bën që të paralajmërojnë grevë urie para rafinerisë së Ballshit, pas datës 10 shkurt.
''Do bëjmë një grevë pa afat duke lënë 3000 familje pa drita dhe pa ujë. Kaq mundësi kemi. Kemi nënshkruar një kontratë që është sektor jetik dhe përgjigjemi penalisht. Atëherë, mos të marrim lekë, të shkojmë dhe në burg, kjo vetëm në Shqiperi bëhet'', thanë punonjësit.
Nxjerrja dhe përpunimi i karburantit konsiderohet si aktivitetet më fitimprurëse në vend, por pavarësisht kësaj në Shqipëri punonjësit e këtij sektori nuk mundet të marrin as pagat e tyre.