Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë të Politikës së Jashtme të BE, nuk e ka lënë pa e zhvilluar një takim me Kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, i cili ishte në një vizitë shumë të rëndësishme në Gjermani.
Sapo z. Basha ka zbritur në Rinas është takuar me Mogherinin, e cila menjëherë më pas është nisur për në Shkup.
Basha e ka konsideruar si mjaft të rëndësishëm, rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; opozita shqiptare ka qenë tërësisht mbështetëse e këtij procesi dhe sot, Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka dhe kryetarja e LSI-së, patën një takim me zonjën Mogherini në selinë e Misionit të BE-së në Tiranë.