Kryemadhi: Kushti i BE-së është Rama

E mërkurë, 18 Prill 2018 15:21

Menjëherë pas përfundimit të takimit të opozitës së bashkuar me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha para gazetarëve se

Sipas Kryemadhit, kryeministri është i vetmi që s’ka ngjyrat kuqezi, referuar kështu ftesës së shefit të qeverisë për të krijuar “fanelën kuqezi” të Shqipërisë me opozitën.

“Kryeministri duhet të largohet nga arroganca e tij me këto deklarata spekulative. Opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me zotin Rama, nga prezenca në parlament te mundësitë për të reflektuar por i vetmi që s’ka ngjyrat kuqezi është Edi Rama. Për mua është shumë e qartë, jam e bindur që Rama do të largojë vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria. Ne do lexojmë me vëmendje raportin, do ia bëjmë me dije edhe mediave.

E dini se është zgjedhur një prokurore me votat e mazhorancës dhe pa vetting. Kushti që ka vendosur BE-ja më duket se është Edi Rama. Kushti i BE-së është vetë kryeministri Rama”, u shpreh Kryemadhi.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 16:34
Login to post comments