“Rama ka pranuar ilegjitimitetin e parlamentit”, Paloka: Ndërkombëtarët pas reformës kërkojnë zgjedhje

Saturday, 08 February 2020 19:04

Edi Paloka ishte i fundit që me xhestin e tij kundër kryeministrit Edi Rama la gjurmët e opozitës në Parlament në shkurtin e 2019, përpara se demokratët të dorëzonin mandatet në bllok.

Kur kanë kaluar një vit që opozita gjendet jashtë institucioneve, nënkryetari i demokratëve është i bindur se ilegjitimiteti i parlamentit tashmë është pranuar edhe nga vetë kryeministri.

 

“Praktikisht e ka pranuar edhe vetë Rama që parlamenti sot është ilegjitim”, tha Paloka.

Dakordësia për tu ulur në të njëjtën tryezë me mazhorancën ka bindjen se do të pasohet nga zgjedhjet e parakohshme.

“Kriza duhet zgjidhur dhe e vetmja mënyrë janë zgjedhjet e parakohshme. Kjo nuk është çështje dëshirë e opozitës, por edhe një detyrim i përcaktuar nga ndërkombëtarët”, tha më tej Paloka.

Nëse kryeministri dhe mazhoranca do të refuzojnë t’i japin zgjidhje krizës përmes zgjedhjeve, demokratët do të përdorin një nga instrumentat e tyre në opozitë, protestat.

“Do të jenë pjesë e reagimit nëse Rama do të vazhdojë të bëjë rolin që ka bërë deri tani”, sqaroi Paloka.

Paketën “Anti-KÇK” të inicuar dhe mbështetur nga qeveria e cilëson antikueshtetuese dhe me qëllime të pastra propagande.

“Është anti kushtetuese e gjitha kjo është një propagandë e bërë bajate. Po të kishin një regjisor pak me profesioninst mund ti eliminonte disa shfaqje”, tha më tej Paloka.

Demokratët janë duke zhvilluar takime intensive me strukturat duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që vetë mazhoranca përmes drejtuesve të saj politikë ka garantuar se procesi ardhshëm zgjedhor do të jetë në vitin 2021.

Login to post comments