Manjani: ‘Anti KÇK’,e gjitha, një propagandë e ndyrë e Ramës

Tuesday, 11 February 2020 10:53

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke komentuar paketën ligjore të quajtur Anti-KCK dhe operacionin që po zhvillohet nga Forca e Ligjit, në “Open”, përmendi edhe rastin e Vladimir Gjutës që u arrestua pranë selisë së Partisë Socialiste, me një armë zjarri dhe 100 mijë euro. Manjani tha se e gjitha është propagandë.

 “E bëjnë si obobo si ja shikoni OFL çfarë bëhet. E gjitha një shoë, një propagandë e ndyrë. Rama po e bën çdo gjë PR, kulti i individit është ngritur në kulm në këtë vend, dhe nëse situata vazhdon kështu, më mirë të ikim nga ky vend. Të mbarojë emisioni të bëjmë gati valixhet e të ikim”-tha Manjani.

Manjani theksoi se verifikimi i pasurisë duhet të shikohet nga ndërtimet.

‘Nuk nis nga makina për të kapur personat me pasuri të pajustifikueshme. Makina për mua është luks. Është luks që kur është shpikur. Janë 400 mijë ndërtime pa leje. Nga erdhën këto para. Po ta nisnim nga ndërtimet e gjithë Kamza dhe rrethinat e Tiranës do të futen në burg. Përveç 400 banesave ka edhe kulla që po ngrihen dita ditës. Nga vijnë këto para. Shqipëria ka nevojë për vitin 0. Ka nevojë për një amnisti ekonomike. E kanë bërë të gjithë. E bën Bashkkimi Europian shpesh-herë- tha Manjani.

Manjani nuk mendon se ka një ‘luftë’ mes krimit dhe politikës. Ai të gjithë këtë e shikon si një shoë të kryministrit Edi Rama.

‘Nuk ka asgjë mes tyre. Kjo është vetëm një shoë i një personi, Edi Ramës. Ai në 7 vite ka një njollë në cv e tij. Ka një gozhdë në cv e tij. Ajo është krimi.

Po të shikoni padinë ndaj Bild, Rama kërkon që të dalë i pastër vetë, i ka shitur Gjiknurin e të tjerët vetëm që ky të dalë më duar të pastra. Mos tju duket çudi kur të djegë edhe ndonjë të afërt për të shpëtuar veten.

Rama ka vetëm një objektiv, që ky është i duhuri i këtij vendi. Ai po bën shoë, madje shoë të ndyrë duke u thënë qytetarëve po sulmohet kryministri. Ai tani po bën edhe viktimën. Unë sulmova krimin dhe tani krimi po më sulmon edhe mua- tha ish-ministri Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...