Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë përplasur në distancë të afër sot lidhur me marrëveshjen e Shengenit ballkanit. Ata ishin në krah të njeri-tjetrit në Tiranë, në një konferencë të përbashkët shtypi, në të cilën Albin Kurti i kushtoi rëndësi “macro-Shengenit shqiptar” dhe anashkaloi nismën e Ramës, ndërsa ky I fundit nga ana e tij ia ktheu aty për aty: “Nuk mund të ketë “Macro – Shengen shqiptar” pa pasur një “minis-shengen ballkanik.
I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë pjesë Kosova në Mini-Shengenin ballkanik dhe a e ka diskutuar këtë çështje sot me ramën, Kurti tha:
Kurti: Ky ishet takimi ynë I parë, ka dhe shumë tema që do t’I trajomë dhe në të ardhmen. E trajtuam por shkurtimisht, por le të themi se takimi ynë I parë ishte më tepër për makro-shengenin shqiptar se sa për mini-shengenin ballkanik.”
Por, Rama e vazhdoi aty për aty, prerë
“Ne këtë temë e kemi diskutuar edhe më parë, por nuk besoj se ka makro shengenin shqiptar pa mini-shengen ballkanik, që nuk e di kush ia vuri këtë emër. Ne jemi konsisten në vazhdën e procesit të Berlinit, të harmonizuar në veprimin tonë dhe na hapet rruga që na është mbyllur gjatë gjithë viteve për të hapur një hapësirë të përbahskët midis dy shteteve: lëvizje të lirë jo vetëm të mallrave, por edhe të njerëzve, për shkak të rezistencës jo vetëm të serbisë por edhe të shteteve të tjera. Këtë rezistencë unë e kam thyer dhe le të mos humbasin kohë, sepse as Serbia as vendet e tjera nuk thonë dot se po bëjmë “Shqipërinë e Madhe”. E kam biseduar me kryeministrin që të fillojmë bisedimet me agjencitë e sigurisë dhe agjencitë e tjera që të çlirojnë tregtinë nga barrierat.”