Takimi i zhvilluar sot midis shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe opozitës solli reagimet e një sërë personash.
Menjëherë pas zhvillimit të këtij takimi ka reaguar deputeti i PD-së Tritan Shehu, i cili tha se Rama bëri një deklaratë “makabre” siç e cilësoi ai, kur tha se opozita ka lënë kockat për të bllokuar negociatat.
“Ai dha një prononcim makabër, që tha se opozita ka lënë kockat për të bllokuar negociatat, dhe këtë ia thamë zonjës Mogherini. Ne konfirmuan që PD është parti europiane, për ne ka vetëm një plan A, integrimi në BE”, tha deputeti i PD ndërsa theksoi se atë deklaratë Rama nuk mund ta bënte kurrsesi.