Lulzim Basha ka takuar mëngjesin e sotëm ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe në një prononcim për mediat ka thënë se opozita vijon t’i qëndrojë kërkesës për zgjedhje të parakohshme.
‘’Kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme.’’- tha Basha.