Është situatë që ka prekur fundin në aspektin politik, ekonomik, social dhe që po kulmon me një sulm të fuqishëm ndaj institucionit të presidentit dhe kompetencave të tij kushtetuese.
Shqiptarët janë zhytur nga sekti i Rilindjes në një errësirë mesjetare. Dy ditë më parë, pseudoparlamentit votoi në mënyrë po aq banditeske sa ata që e propozuan, ndryshimet në ligjin për organizmin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese me qëllim shmangien e betimit të anëtarëve të kësaj gjykate tek Presidenti i Republikës.
Kjo ndërhyrje me dhunë në detyrat kushtetuese të Presidentit, është një ligj i errët që buron nga mendja e sëmurë e kryetarit të sektit të rilindjes. Ka ardhur në krye të vendit me një qëllim të vetin që të zhbëjë gjithçka. Të shpopullojë vendin, të zhbëjë vendin, ta mbushi me kanabis, të zhbëjë drejtësinë, të zhbëjë parlamentarizmin, të zhbëjë kushtetutën. Gongu i alarmit ka rënë me kohë.
Ligjet e errësirës kanë kohë që janë shtrirë si metastaza, mbi trupin e kushtetutës, mbi trupin e Republikës, mbi parlamentarizmin. Një mendje e tillë e errët, të një diktatori përmasave të tilla, nuk përballet dot as me republikën, as me kushtetutë, as me parlamentarizmin.
Marrëzia ka arritur kulmin. Goditja nuk i jepet vetëm kompetencave kushtetuese të presidentit. Kombi ka kohë që ka marrë goditje të mëdha nga sekti i errësirës. Tani nuk është më çështje se çfarë do të bëjë, çështja është si ndalohen mendje të errëta dhe revanshe të errëta./55news.al