Petrit Vasili dënon miratimin nga Kuvendi të mekanizmit zhbllokues për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë pa pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.
Ishte vetë Kuvendi që me një 5 pyetje në dhjetor të 2019 iu drejtua me një kërkesë- opinion Komisionit të Venecias.
Nënkryetari i LSI thotë se ligji anti- kushtetues i urdhëruar nga Rama u votua një ditë para ardhjes së delegacionit të Komisionit të Venecias dhe kjo është një fyerje e rëndë sipas tij.
STATUSI I PETRIT VASILIT
Rama dhe Ruçi provokojne shume rende Komisionin e Venecias!(Dokumenti).
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi per turpin e tyre dhe ne demostrim te nje harbuterie te padegjuar provokuan shume rende Komisionin e Venecias.
Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me nje leter zyrtare Komisionit te Venecias me disa pyetje, ku kerkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtateve kushtetues te presidenti, minimumi shteteror, qytetar dhe psiqik kerkonte pritjen e pergjigjeve te Venecias për to.
Gramoz Ruçi, qe eshte shnderruar thjesht ne qehajain e depersonalizuar te Edi Rames ne parlament, nuk priti aspak pergjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdherin e Edi Rames votoi ligjin antikushtetues, qe eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti.
Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit.
Kjo babezi rilindase nuk kurseu as Komisionin e Venecias.
Ne rast se qehajai te Kuvendit Ruçi do ti kishte mbetur ndonje gram personalitet nuk do te pranonte kurre te fuste keto nisma ligjore per votim ne seance plenare, per sa kohe qe Komisioni i Venecias, i kerkuar nga vete Ruçi, te jepte opinionin e tij per pyetjet e bera po prej tij.
Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij.
Fyerja shume e rende e Rama -Ruçit ndaj Venecias eshte nje turp, qe nuk shlyhet kurre.
Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.
Ja pyetjet qe vijojne:
– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?
– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?
– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?
Ja dhe foto e dokumentit origjinal me firmen e Ruçit