Pasi i drejtoi qytetarëve pyetjen cili do të ishte vendimi që do të merrnin nëse do të drejtonin për një ditë Ministrinë e Arsimit, dhe pasi pa prej orësh propozimet dhe sugjerimet Basha i ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në Instagram.
Kreu i PD thotë se ndër sugjerimet bie në sy anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është pika e parë në programin e PD. Po ashtu ai premton se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë.
”Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t;ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i ligjit për arsimin e lartë. është pika e parë e programit tim, programit të PD për arsimin e lartë.
Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet dhe në veccanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të talin në tregun e punës me kushte dinjitoze dhe paga të larta.
Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që janë për ju.”- thotë Basha.