Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e marrjes së masave për pandeminë e koronavirusit.
Basha shkruan në Twitter, se ‘në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore’.
Sipas kreut të PD-së duhet hequr dorë menjëherë nga propaganda, por të merren masat.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së korona virus-it në vend.
Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.
Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.
Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të korona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.